“Një milionë turistë në muaj”, Veliaj: Kryeqyteti po zgjidhet nga të huajt edhe për të jetuar

3 months ago 29

Të huajt po zgjedhin shqipërinë jo vetëm turziëm por edhe për të jetuar. 4 qytetarë të kombësive të ndryshme kanë marrë nënshtetësinë shqiptare

“Përtej skuadrave sportive, edhe qyteti është një skuadër, edhe shtetësia është një skuadër, edhe kombi është pjesë e një skuadre. Sot ju shoh si anëtarë të skuadrës, jo vetëm si njerëz që merrni një pasaportë të re, por si njerëz që abonohen në këtë kauzë, në këtë mision, që është misioni për Tiranën dhe Shqipërinë moderne”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkikaut sot kryeqyteti numëron mesatarisht 1 milion vizitorë të huaj në muaj.

“Ne kemi mesatarisht rreth 1 milionë turistë në muaj. Do të thotë se kemi dyfishin e popullsisë sonë çdo muaj në Tiranë, në formën e turistëve. Janë dy herë më shumë kazanët që duhen pastruar nga mbetjet, sepse prodhohet pa fund nga hotelet, airbnb, bujtinat; ka dy  herë më shumë harxhim të ujit. E shoh edhe në trafik sepse shumica e turistëve sapo zbresin marrin një makinë me qira dhe i shtohen lumit të lëvizjes së Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku.

Vleiaj tha se vitin tjetër, Tirana do jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, duke e parë këtë si një mundësi në shkëmbimin e përvojave artistike e kulturore./vizionplus.tv

Read Entire Article