Një samit për paqen në Zvicër, në takim mungojnë udhëheqësit rusë e kinezë

5 months ago 25

Dhjetëra liderë botërorë janë mbledhur në Zvicër për samitin dy ditor të paqes që synon t’i jap fund luftës në Ukrainë.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Japonisë, janë në mesin e atyre që pritet të marrin pjesë.

Shqipëria do të përfaqësohet nga presidenti Bajram Begaj dhe ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali. Ndërsa nga Kosova e pranishme do të jetë presidentja Vjosa Osmani.

Në samit mungojnë zyrtarët rusë dhe kinezë, gjë që i ka zbehur shpresat për ndonjë arritje të madhe.

Një ditë më parë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i bëri thirrje Kievit të heqë dorë nga synimet për t’u bërë pjesë e NATO-s, dhe t’i dorëzojë plotësisht katër rajonet e aneksuara nga Moska.

Por propozimi i tij u quajt absurd dhe i papranueshëm nga Kievi dhe aleatët perëndimorë.

Bisedimet në samitin në Zvicër pritet të përqendrohen në shqetësime më të gjëra të shkaktuara nga lufta si, ushqimi, siguria bërthamore, dhe liria e lëvizjes.

Shkëmbimi i të burgosurve dhe kthimi i fëmijëve ukrainas të marrë nga Rusia, pritet të jetë në agjendë gjithashtu./vizionplus.tv

Read Entire Article