Një truk ju ndihmon që era e parfumit t’ju zgjasë tërë ditën

2 months ago 24
Reklamë

Të pasurit aromë të mirë është thelbësore, rrit vetëvlerësimin dhe vetëbesimin tonë.

Thënë kështu, ne shpesh vendosim parfum pasi të dalim nga shtëpia, por gjatë gjithë ditës, aroma e parfumit mund të zbehet.

Por, për fat mirë një truk viral i kohëve të fundit ju tregon se çfarë të bëni për të qëndruar parfumi gjatë gjithë ditës.

Fillimisht duhet të merrni një kuti të vogël me vazelinë dhe ta shkrini substancën me ujë të vluar. Pasi të jetë shkrirë substanca, spërkateni me parfumin tuaj të preferuar. Të njëjtën kuti vendoseni në frigorifer, për ta ngrirë atë përzierje.

Për ta përdorur, aplikojeni vazelinën e përzier në qafë dhe në kyçet e dorës. Kjo përzierje është një zgjidhje që parfumi të qëndrojë gjatë tërë ditës.

Read Entire Article