Nuk ndalen sulmet ruse në Ukrainë, 9 të plagosur! 12 dronë u rrëzuan

2 months ago 34

Sulmet ruse gjatë natës dëmtuan një biznes në rajonin Sumy  dhe plagosën të paktën nëntë persona, ndërsa një objekt industrial në rajonin e Poltava u godit gjithashtu, thanë sot autoritetet lokale.

Një sulm ajror në qytetin verilindor të Sumit shkaktoi një zjarr dhe autoritetet rajonale u kërkuan banorëve të qëndronin brenda me dritare të mbyllura.

У Сумах, попередньо, девʼять людей отримали поранення внаслідок авіаудару по підприємству, повідомили в облпрокуратурі. У місті задимлення
https://t.co/EQ4mt2kx5G pic.twitter.com/CZxrrzTpcp

— SUSPILNE NEWS 📰 (@suspilne_news) August 30, 2024

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se rrëzuan 12 nga 18 dronët e nisur nga Rusia gjatë natës në më shumë se pesë rajone të Ukrainës. Katër dronë të tjerë ranë në territorin ukrainas.

Rusia përdori gjithashtu një raketë Iskander-M në sulmin e saj, shtoi Forcat Ajrore të Ukrainës./vizionplus.tv

Read Entire Article