“Oblika” arreston 12 trafikantë, gjatë operacionit antidrogë sekuestrohen qindra kilogramë kanabis

4 months ago 30

Një grup i shtruktruar kriminal është goditur këtë të mërkurë nga Policia dhe Prokuroria e Posaçme, grup i cili merrej me kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit Oblika, 12 persona janë arrestuar, ndërsa togat e zeza vendosën masën e arrestit në shtëpi edhe për dy të tjerë.

Sipas policisë, grupi kriminal me bazë në Shkodër, për më shumë se dy vite është ndjekur me metoda proaktive dhe përgjime dhe hetuesit kanë arritur në dokumentimin dhe gjetjen e provave për të gjithë personat e arrestuar.

Ata dyshohet se janë autor të kultivimit të kanabisit në disa fshatra në Shkodër, kryesisht në Oblikë.

Ka qenë policia dhe prokuroria e këtij rrethi e cila ka arritur fillimisht që të godasë bazat e kanabisit dhe në gjetjen e elementëve që implikonin autorët, ndërsa më pas dosja u përcoll në SPAK për shkak të veprës penale atë të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë kanabisi.

Në hetimeve e kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë narkotike.

Read Entire Article