Olsian Çela raporton para Komisionit të Ligjeve: Harta e re gjyqësore u zbatua me sukses

5 months ago 31

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka prezantuar para Komisionit të Ligjeve Raportin përmbledhës në lidhje me punën e bërë për vitin 2023.

Çela tha se janë dërguar në gjykatë 9652 çështje me akuzë ndaj 11401 të pandehurve.

Ai foli edhe për Hartën e re Gjyqësore, duke thënë se Prokuroria e Përgjithshme mori të gjitha masat e nevojshme administrative dhe u arrit që zbatimi i  saj të kryhej me sukses.

“Gjatë kësaj faze është u koordinua dhe bashkëpunua me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Çështja kryesore që mbetet të zgjidhet në kuadër të hartës së re gjyqësore lidhet me infrastrukturën. Nga ana jonë janë planifikuar disa masa që për realizimin e tyre kërkojnë angazhim ndërinstitucional. Ka përfunduar detyra e projektimit nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë Tiranë, për ndërtimin e një godine të re akomodimi për të gjitha institucionet e sipërcituara”, tha Prokurori i Përgjithshëm.

Read Entire Article