Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri.
62-vjeçari me iniciale L. Q. dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.
Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. /vizionplus.tv