Autoritetet spanjolle vunë në pranga pesë persona, të cilët tentuan të vidhnin një kompani që shiste ar. Ky biznes, po ashtu, kishte në magazinën e tij metale të çmuara, monedha dhe sende të tjera me vlerë të madhe.
Të arrestuarit janë nga 45 deri në 30 vjeç, dy prej tyre janë shqiptarë dhe tre të tjerët spanjollë.
Autorët, siç mediat vendase raportojnë, fillimisht kanë hapur një vrimë në murë, në pjesën e pasme të biznesit, me diametër mbi 60 centimetra. Më pas, ata kanë mundur të futen në ambientet e brendshme.
Autorët e ishin të maskuar, teksa kishin vënë edhe doreza për të pamundësuar identifikimin e tyre.
Jashtë godinës gjendej edhe automjeti me të cilin do të arratiseshin, i cili ishte me targa të vjedhura./vizionplus.tv