Kamala Harris mbyll fushatën, kandidatja demokrate sulmon Trump: Hakmarrës dhe i paqëndrueshëm

2 hours ago 1

Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris mbylli fushatën zgjedhore me një fjalim ku bëri thirrje për një gjeneratë të re lidershipi në krye të SHBA-ve.

Nga sheshi pranë Shtëpisë së Bardhë, ku Trump iu drejtua mbështetësve të tij përpara se ata të sulmonin Kapitolin katër vite më parë, Harris paralajmëroi amerikanët për rreziqet që do të sillte rikthimi i tij në presidencë.

“Ne e dimë se kush është Donald Trump. Ai që dërgoi një turmë të armatosur në Kapitol në përpjekje për të përmbysur humbjen  në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai është i paqëndrueshëm, i fiksuar pas hakmarrjes, dhe në kërkim të pushtetit të pakontrolluar”, tha Harris.

Harris tha më tej se këto janë zgjedhje mes lirisë dhe ndarjes ndërsa premtoi se do të jetë presidente për të gjithë amerikanët.

“Në ditën e parë, nëse zgjidhej, Donald Trump do të hynte në atë zyrë me një listë armiqsh. Ndërsa nëse zgjidhem un unë, do të hyj me një listë detyrash plot prioritete se çfarë do të bëj për popullin amerikan”, u shpreh ajo.

Harris përsëriti premtimin se nëse do të zgjidhet nga votuesit nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Biden.

“Të shërbeja si zëvendëspresidente e Bidenit, ka qenë një nder. Por kjo nuk do të përcaktojë administratën time apo objektivat e mia në detyrë. Presidenca ime do të jetë ndryshe sepse sfidat me të cilat përballemi janë të ndryshme”, tha Harris.

Kamala Harris, 60-vjeçe, do të bëhej presidentja e parë grua, ndërsa Trump, 78 vjeç, do të bëhej kandidati më i moshuar që zgjidhet president.

Të dy dallojnë në një sërë çështjesh, nga mbështetja për Ukrainën dhe aleancën ushtarake të NATO-s, deri te emigracioni, të drejtat e abortit dhe taksat mbi të pasurit. /vizionplus.tv

Read Entire Article