Në kuadër të festave të Nëntorit, përgatitet flamuri i përmasave gjigante në Fier

2 hours ago 13

Në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, një flamur i përmasave gjigante është duke u përgatitur në Fier. Prej tre ditësh Kryetari i Shoqatës Atdhetare për Unitet dhe Bashkim, Kristaq Ziu, është duke qepur flamurin e përmasave 800 metër katror.

Ky është jo vetëm flamuri i krenarisë kombëtare, por edhe i bashkimit ndër shqiptarë ka pohuar Ziu.

“Ne pretendojmë ta kemi Shqipërinë e bashkuar jo vetëm për festat e Nëntorit apo stadium, por shqiptarët duhet të jenë 24 orë të bashkuar për çështjet e flamurit”, tha ai.

Ziu ka dhënë mesazhin për gjithë shqiptarët anembanë botës ta mbajnë gjithmonë në zemër flamurin kuq e zi që është larë me gjak ndër breza./vizionplus.tv

Read Entire Article