Detaje të reja nga vdekja misterioze e adoleshentes shqiptare në Itali, prokuroria ka videon ku i dashuri e dhunon

2 hours ago 20

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Itali, ku humbi jetën adoleshentja shqiptare Aurora Tila.

Vdekja e saj mbetet ende e rrethuar me mister pasi edhe pse u tha se ajo u vetëhodh nga kati i 7 ku jetonte, familjarët e saj pretendojnë se e kanë vrarë.

Motra e Aurorës është e bindur se motrën e saj e ka vrarë i dashuri i saj M.S, 15 vjeç i cili është nën hetim për vrasje me dashje.

Mediat fqinje bëjnë me dije se në duart e hetuesit tashmë ndodhet një video, ku tregon se si 15-vjeçari godet dhe dhunon 13-vjeçaren në një stacion autobusi.

Vajza është shpëtuar nga duart e 15-vjeçarit, pasi kanë ndërhyrë disa bashkëmoshatarë. Gjithashtu, hetuesit kanë arritur të zbardhin pjesërisht dinamikën e lëvizjeve të vajzës ditën e ngjarjes, para se të humbte jetën.

Sipas mediave italiane, 15-vjeçari ishte shumë xheloz dhe ndaj shpërthente ndaj vajzës në dhunë.

Pas incidentit, M.S. kishte shkuar në një lokal aty pranë, ku kishte thirrur shërbimet e emergjencës duke pretenduar se ajo kishte kryer vetëvrasje.

Motra e Aurorës është e vendosur të vazhdojë të luftojë për të drejtat e motrës së saj dhe të sigurojë që drejtësia të bëhet.

Ajo deklaroi për La Stampa se një herë ish-i dashuri  M.S., shkoi në shkollë dhe në shtëpinë e tyre për ta takuar, edhe pa qenë i ftuar ku i ka rrëmbyer celularin nga xhelozia dhe tregon edhe për një shuplakë. /vizionplus.tv

Read Entire Article