Gërdeci, Mediu kundër ekspertëve: Unë nuk isha ekspert i municioneve, mbaja post politik

3 hours ago 30

Në seancën e sotme të Gërdecit, mbrojtja e ish- ministrit Fatmir Mediu dha argumentet kundër ekspertëve kontabël që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi.

Menjëherë pasi la dyert e gjykatës, i pandehuri Mediu ironizoi gjetjet e ekspertëve, ndërsa shtoi se akuzat janë të karakterit ushtarak e jo politik.

“Më falni kë duhej të pyesja unë, të merrja shefin e shtabit të SHBA-ve ta pyes se çfarë më ka thënë shefi i shtabit të FA-ve, qëndron apo jo? I them ministrit të sotëm të mbrojtjes, edhe ish-ministrave duhet patjetër të mbrojnë shkollën ushtarake përpara se të marrin postin sepse mund t’i akuzojnë për çështje ushtarake që kanë të bëjnë me kalibrat, me llojin e armatimit dhe municioneve, transportin e tyre, duhet patjetër ta dinë. Ky nuk është standard i NATO-s, por i prokurorisë sonë.”, tha Mediu.

Në këtë gjykim, Mediu akuzohet për shpërdorim të dyfishtë detyre sipas kodit penal dhe atij ushtarak. Seanca e radhës u caktua në datën 12 nëntor./vizionplus.tv

Read Entire Article