Masakra në Shkodër, viktimë vëllai i Ibrahim Licit, djali i ish-kandidatit demokrat për kryebashkiak plumb në kokë

3 hours ago 20

Janë identifikuar viktimat e atentatit që tronditi Shkodrën pasditen e sotme.

Bëhet fjalë për Hamza Licin, vëllai i Ibrahim Licit, emër i njohur në botën e krimit dhe Flutra Basha, kalimtare e çastit. Ndërkohë të plagosur rëndë kanë mbetur Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, kandidat për bashkinë e Shkodrës në vitin 2023 në listën e Lulzim Bashës dhe Bashkim Basha, bashkëshorti i Flutura Bashës.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia e Shkodrës ka sqaruar edhe dinamikën se si ndodhi ngjarja.

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, automjeti tip “Benz” me të cilin lëvizte Hamza Lici dhe Arlind Bushati është qëlluar më armë zjarri.

Automjeti që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij shtetasja Flutura Basha,  ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja Flutura Basha dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi Bashkim Basha.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një  grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e  Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në  ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e  autorëve”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article