PD i thotë jo rezolutës së integrimit, Bardhi: Votuam kundër pasi mazhoranca refuzoi çdo propozim të opozitës

3 hours ago 186

Deputetët e opozitës votuan kundër draftit final të rezolutës që del nga takimi i Komitetit për MSA-në, pavarësisht se kjo mund të vonoj integrimin e Shqipërisë në BE. Teksa në Tiranë u mbajt dita e dytë e diskutimit të takimit të 18-të të Stabilizim-Asociimit kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se vota kundër është për shkak të refuzimit nga mazhoranca të çdo propozimi të opozitës.

“Grupi Parlamentar i PD-se do të votojë kundër rezolutës. Kjo jo se opozita është kundër procesit të integrimit, por për shkak se mazhoranca refuzon çdo propozim tonin. Propozimet kanë të bëjmë me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha Gazmend Bardhi.

Sipas eurodeputetit Giorgio Gori, votimi kundër i kësaj rezolute do të përcillte  mesazhe negative në Bashkimin Europian

“Ju lutem, do t’ju kërkoja të paktën të abstenonit dhe jo të votonit kundër pasi kjo do të dërgonte sinjale negative në Bruksel, ndërsa abstenimi do të tregonte se keni dallime të ndryshe dhe nuk do ta hidhte poshtë rezolutën.”, theksoi eurodeputeti Giorgio Gori.

“Për shkak se delegacioni shqiptar nuk mundi të bëjë shumicën, nuk arritëm të miratojmë një rezolutë të përbashkët këtë herë. Do të na duhet ne dy bashkëkryetarëve të informojmë publikun.”, tha Tonin Gogu.

Më herët gjatë diskutimit në panel Jorida Tabaku, vuri theksin në domosdoshmërinë e reformave të thella ekonomike.

 “Modeli duhet ndryshuar. Duhet t’u japim përparësi sektorëve si teknologjia, bujqësia dhe industria. Këta sektorë të nënvlerësuar mund të krijojnë një bazë të fuqishme për rritjen ekonomike dhe për zhvillimin e kapitalit human në vend

Deputeti  Agron Gjekmarkaj ngriti shqetësimin përballë eurodeputetëve  për arrestimin e  deputetit Ervin Salianji dhe krerëve të opozitës, në  periudhë zgjedhore .

Takimi  i Stabilizim-Asociimit mes parlamentit shqiptar dhe atij evropian nisi një ditë më parë i cili u bashkë-drejtua nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian./vizionplus.tv

Read Entire Article