Një 75-vjeçare ka përfunduar në pranga nga policia e Sarandës.
Sipas njoftimit zyrtar, 75-vjeçarja ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur me thikë mbesën e saj gjatë një konflikti.
“Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasen Z. V., 75 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me thikë, mbesën e saj”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv