U kap me drogë në makinë, arrestohet “turisti” shqiptar në Itali

4 hours ago 26

Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar një ditë më parë nga skuadra antidrogë e Bolonjës në Itali.

Ndalimi i të riut shqiptar u bë në autostradën Bolonja-Fiera. Gjatë një kontrolli rutinë forcat e policisë nisën të dyshonin mbi mjetin ku ndohej shqiptari dhe e ndaluan.

Fillimisht 32-vjeçari shqiptar deklaroi se ndodhej në Itali si turist, por rezultoi se makina me të cilën lëvizte nuk kishte asnjë mjet identifikimi, për këtë arsye u bë një kontroll më i detajuar në makinë.

Gjatë kontrollit në mjet u gjetën 2 pako që përmbajnë lëndë narkotike të llojit kokainë me një peshë totale 2 kg 216 gramë dhe 2 telefona inteligjentë.

Nisur nga sasia e madhe e lëndës narkotike, policia ka vijuar me arrestimin e personit, pa precedentë penalë apo policor, i cili është dërguar me urdhër të zëvendësprokurorit publik të Gjykatës së Zakonshme të Bolonjës, në burgun “Sant Anna” të Modenës, në pritje të seancës dëgjimore në Gjykatë.

Read Entire Article