Indeksimi i pensioneve, zv.ministrja Manjani: Nuk është rritje, por detyrim ligjor që shteti bën çdo vit

2 hours ago 17

Olta Manjani, zv. ministrja e ekonomisë  e cilësoi rritjen e pensioneve si një detyrim ligjor që shteti bën çdo vit.

Zv. Ministrja në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus, me moderatorin Aleksandër Furxhi tha se rritja e pensionit në masën 4.1 % nuk është rritja e pensioneve të premtuar, por është një indeksim.

Manjani shprehet se ende nuk është vendosur sa do të jetë bonusi i fundvitit për pensionistët, por do të jetë më e lartë se vitet e kaluara.

Intervista e plotë:

-Ka hyrë në fuqi që prej 1 tetorit rritja e pensioneve, rritje 4.1%. Këtë vit, në të gjitha vendet e rajonit me ekonomi të ngjashme me tonën, rritja e pensioneve ka qenë shumë më domethënëse. A mund të them pse ndodh kështu?

Manjani: Rritja e pensionint në masën 4.1 % siguqisht që nuk është rritja e pensioneve të premtuar, por është një indeksim, i cili është në ligjin organik të buxhetit dhe bëhet çdo vit. Nuk po bëjmë fjalë për një rritje të pensioneve për efekt të ndryshimit apo për efekt të reformimit të skemës së pensioneve, është vetëm një detyrim ligjor. E kemi bërë prej vitesh. Dua të kujtoj edhe vitin 2022, i cili ishte një vit që për shkak të nisjes së luftës Rusi-Ukrainë pati një rritje galopante të çmimeve në gjithë botën. Në atë vit ne kemi bërë dy indeksime, një indeksim që është detyrim ligjor dhe e bëmë në muaj prill, në masën 3.5%. Më pas bëmë një tjetër indeksim në fund të vitit, rreth muajt tetor, ku në total shkoi në masën 9.6%. Nuk është rritje e pensioneve në kuadër të reformimit të skemës së pensioneve, por është një detyrim ligjor të cilën shteti e zbaton çdo vit.

-Pensionistët dhe jo vetëm presin se kur do të ndodhë kjo rritje?

Manjani: Mënyra se si po rishikohet reformimi i skemës së pensioneve është se i  kemi ndarë në dy grupe, masa afatshkurtëra, që do të merren brenda vitit dhe masat afatgjate, që do të merren në vitet në vijim. Në grupet afatshkurtëra, kryesisht qëllimi i këtyre masave do të jetë adresimi i problemeve të pamjaftueshmërisë së pensioneve. Do të ketë një bonus financiar për pensionistët, që synon të ndihmojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë rritjen e të ardhurave të pensionistëve pa marrë parasysh parimin themelor të skemës së kontributeve shoqërore që është parimi kontributiv. Pra, nëse ka pensione që kanë dalë më vite të plota apo minimale, ne nuk do të bëjmë diferencime në bonusin e fundvitit. Do të japim bonuse financiare, ku qëllimi kryesor është të mbështeten me të ardhura më të larta të gjithë ata pensionistë, të cilët i përkasin kategorisë më të ulët të pensioneve.

-Kemi kuptuar se bonusi i këtij fundvitit do të jetë një rritje më e ndjeshme. Sa do të jetë kjo rritja? Në çfarë mase do të jetë?

Manjani: Ne kemi menduar që kjo rritje të mos jetë e barabartë për të gjithë, pasi ne duam të mbështesim më shumë pensionistët që kanë pensione më të ulta, për arsye të ndryshme. Pensionet janë në nivele të ndryshme, kemi pensione minimale dhe maksimale. Masat afatshkurtara do të synojnë pikërisht këtë, pra rritjen e të ardhurave për pensionet më të ulta dhe dhënia e bonusit të fundvitit do të bëhet me fasha, ku sigurisht fashën më të lartë do t’a kenë pensionet më të ulta. Ende nuk është vendosur sa do të jetë kjo masë, por do të jetë më e lartë se sa bonuset që kanë përfituar deri më tani.

-Disa ekspertë mendojnë se qeveria ka në dorë që mund të rrisë të gjithë masën e pensioneve në mënyrë lineare me 50 dhe 70 Euro, nuk është e mundur kjo gjë?

Manjani: Arsyet pse po merren këto masa është sepse ekonomia ka përformuar shumë mirë. Skema e kontributeve të sigurimeve shoqërore varet nga kontributet e drejtëpërdrejta, të cilat derdhen në arkën e institutit të sigurimeve shoqërore. Që do të thotë që të gjitha kontributet që merren nga pagat e deklaruara janë të ardhura që shërbejnë për t’u rishpërndarë më pas si shpenzime në formën e pensioneve. Kemi filluar një fushatë ndërgjegjësimi që edhe punëdhënësit edhe punëmarrësit të kuptojnë që janë shumë të rëndësishme pagesat e kontributeve shoqrore bazuar në pagat reale./vizionplus.tv

Read Entire Article