Kritika Kosovës dhe Serbisë, progresraporti: Veprimet e Kurtit rritën tensionet, Beogradi të zbatojë detyrimet

2 hours ago 20

Në raportin e progresit të Komisionit Evropian  Qeveria e Kosovës është kritikuar për  veprimet në katër komunat veriore, ndëra sulmi në Banjskë të Zveçanit  është cilësuar si “përshkallëzimi më i rëndë në vitet e fundit”.

“Kriza të tjera u shkaktuan nga çështje që lidhen me shpronësimin e tokave nga qeveria në veri, nga miratimi i një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës që ndikoi negativisht te serbët e Kosovës dhe komunitetet tjera joshumicë, nga operacionet policore për mbylljen e zyrave të institucioneve të drejtuara nga Beogradi, që ofronin ndihmë për komunitetet joshumicë dhe nga ndalimi i vazhdueshëm i importit të mallrave me origjinë serbe”, thuhet në raport.

Në dokument  i bëhet thirrje të dy vendeve të zbatojnë deytyrimet.

“Si Kosova ashtu edhe Serbia pritet të zbatojnë detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit. Kjo përfshin themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Serbia pritet të fillojë të përmbushë obligimet e saj nga marrëveshja paralelisht, duke iniciuar njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve të Kosovës”, thuhej në raportin e progresit të Komisionit Evropian.

Si Kosovës ashtu edhe Serbisë i bëhet e qartë se normalizimi i marrëdhënieve mbetet kusht thelbësor në rrugën e tyre evropiane dhe se të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme, në mungesë të përparimit në këtë drejtim. /vizionplus.tv

Read Entire Article