Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar nënën dhe bashkëshorten.
Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasu M.N, banues në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Policia ka vënë në pranga edhe një 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, njoftoi Policia./vizionplus.tv