“Tetori Rozë”, solli në “San Pietro” Resort në Gjirin e Lalzit bashkëpunëtorë dhe partnerë të Grupit “Concord Investment”.
Ndjesi të papërshkrueshme, rrëfime të dhimbshme, histori njerëzore që kulmuan në një event GALA në këtë Muaj të Ndërgjegjësimit dhe të Kujdesit ndaj sëmundjes së “Kancerit të Gjirit”.
Protagonistet e mbrëmjes ishin gra që i kanë mbijetuar sëmundjes, që për shumë të tjera si ato ka rezultuar të jetë fatale për jetën, teksa nëpërmjet fjalëve të treguara plot emocion, ato i mëshuan fort rëndësisë dhe kujdesit që duhet të tregojnë në të ardhmen.
Evenimenti GALA u shoqërua nga tingujt melodiozë në piano të Maestro Aulon Naçi, i cili luajti disa nga veprat më të arrira të kompozitorëve më të njohur botëror, si dhe surprizë vepra nga repertori i tij i pasur si kompozitor. Gjithashtu me mjaft interes u pritën edhe poezitë e interpretuara me shumë emocion nga ana e artistes së njohur Artemis Beluli.
Çdo e ftuar pjesëmarrëse në këtë mbrëmje GALA, natyrisht që është një protagoniste e shkëlqyer në biznesin apo aktivitetin ku është e përfshirë në art, në sport e kudo në çdo fushë të jetës. Ndaj edhe “Concord Investment” do të vazhdojë promovimin e personazheve të tilla, për vetë vlerat që përcjellin nëpërmjet ndërtimit të modeleve të suksesit, ato të cilat shërbejnë si motiv frymëzimi për shoqërinë tonë./vizionplus.tv