Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, ministri Hasani: Solidarizohemi me popullin dhe qeverinë spanjolle

3 hours ago 17

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar lidhur me përmbytjet që kanë përfshirë Spanjën.

Përmes një shkrimi, ai shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë spanjolle.

Lexo edhe :

Related Posts

“Të shkatërruar nga raportimet për përmbytjet katastrofike në Spanjën Juglindore. Zemrat tona janë me ata që kanë humbur të dashurit në këtë tragjedi. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin dhe qeverinë e Spanjës gjatë kësaj kohe të vështirë.”, shkruan ai.

Devastated by the reports of catastrophic floods in Southeastern Spain. Our hearts are with those who have lost loved ones in this tragedy.

We stand in solidarity with the people and government of Spain during this difficult time.
🇦🇱🇪🇸@jmalbares

— Igli Hasani (@IgliHasani) October 30, 2024

Të paktën 51 persona, duke përfshirë fëmijë, kanë vdekur pasi shirat e dendur goditën pjesën më të madhe të Spanjës lindore dhe jugore dje, të martën, duke përmbytur rrugët me ujë dhe baltë dhe duke shkaktuar probleme në udhëtimet hekurudhore dhe ajrore./vizionplus.tv

Read Entire Article