Opozita bllokoi rrugët, Berisha: Shqipëria u çlirua dje për 3 orë

3 hours ago 20

Kreydemokrati Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për media, ku ka folur në lidhje me protestën e djeshme të opozitës.

Berisha tha se Shqipëria dje u çlirua për tre orë, teksa paralajmëroi zbatimin e formave të tjera të mosbindjes civile.

Fjala e Berishës:

Dje Shqipëria u çlirua për 3 orë. Opozita nuk ka frikë nga narkoshteti, por narkoshteti duhet të ketë frikë nga opozita. Përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme, ju qëndrestarëve dhe qëndrestareve të pamposhtur. Ditën e djeshme, kryefjala e çdo shqiptari, diskutimet në çdo studio, ishte vetëm një; Paralizimi 3 orë i Shqipërisë. Nga veriu në jug. Për këtë më duhet të bëj një korrigjim.

Në pamje të parë, vërtetë dje Shqipëria ishte e paralizuar për 3 orë. Por e vërteta është se… mbrëmë Shqipëria u çlirua për 3 orë.

Dje Shqipëria rifitoi dinjitetin për 3 orë. Dje Shqipëria rifitoi sovranitetin për 3 orë. 3 orët e çlirimit

Por më e rëndësishmja. Fitorja më e madhe e ditës së djeshme, është mesazhi i shpresës që ne i dërguam shqiptarëve, që mbrëmë mendja dhe zemra e tyre ishte tek ne.

Ky mesazh ishte një dhe vetëm një; Opozita nuk ka frikë nga narkoshteti, por narkoshteti duhet të ketë frikë nga opozita dhe për këtë, falënderimin më të pakufishëm, për gjithë heronjtë, për gjithë guximtarët.

Falënderim për gjithë burrat, gratë, të rinjtë e të rejat. Pensionistët dhe pensionistet, që mbrëmë me aktin e tyre të mosbindjes civile, çliruan për 3 orë kombin shqiptar.

Ky falënderim nuk vjen vetëm nga unë. Ju keni falënderimin dhe mirënjohjen e çdo pensionisti dhe pensionisteje. Atyre pensionistëve zemërthyer që i besuan Edi Ramës në 2013, dhe që për 11 vite jo vetëm që

nuk panë rritje pensioni, por panë rrogat e qeveritarëve të tre dhe pesëfishohen. Panë rritjen më monstruoze të çmimeve, për ushqimet dhe ilaçet e tyre. Dhe në fund u poshtëruan me 3-4 mijë lek të vjetra rritje pensioni. Ju keni falënderimin e çdo biznesmeni të ndershëm. Të cilët punojnë dhe sakrifikojnë, dhe etiketohen nga Edi Rama si hajdutë. Sepse sipas narkodiktatorit, pensionistët vidhen nga biznesmenët dhe jo nga Edi Rama që djeg 21 milionë euro për udhëtime me avion taksi, që blen 4 milionë euro vazo e saksi pë oborrin e tij.

Ju keni falënderimin e çdo mjeku, sepse ashtu si Edi Rama sot shfryn ndaj biznesmenëve dhe i quan hajdutë, ashtu para tre muajsh ai i quajti mjekët kriminelë, që kanë bërë krime ndaj njerëzimit.

Sepse ky monstër, është i gatshëm të fajësojë këdo, për krimet e tij. Ju keni falënderimin e çdo qytetari, nga veriu në jug. Ju keni falënderimin e kombit shqiptar. /vizionplus.tv

Read Entire Article