Projektbuxheti, 8 mld euro shpenzime, ministri i Financave, Malaj: Nuk do ketë paketë fiskale

3 hours ago 15

Buxheti i shtetit për vitin, një nga tiparet dalluese që ka, është se mbështet  me financim ato projekte të parashikuara në planin e rritjes të Bashkimit Europian. Duke prezantuar shifrat e dokumentit ekonomik para konferencës së kryetarëve,  ministri i Financave  Petrit Malaj, tha se fondet për shpenzim kalojnë përtej 8 miliard euro.

“Projektbuxheti i vitit 2025 synon të mbështesë një rritje ekonomike të qëndrueshme si dhe të vijojë konsolidimin fiskal, me qëllim final uljen e borxhit publik. Në këtë projektbuxhet, një vëmendje e veçantë i është kushtuar financimit të Planit të Rritjes së Bashkimit Europian (BE) për Ballkanin Perëndimor, si një instrument i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike sociale të vendit tonë me vendet e BE.”

Qeveria parashikon se ekonomia do të vijojë rritjen e qëndrueshme, e cila do të mbështetet në sektor të brendshëm si turizmi, ndërtimi dhe konsumi.

“Në skenarin tonë bazë të programimit makro-fiskal për vitin 2025, parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.9%, me një konvergjencë graduale drejt normës potenciale prej 3.9% në periudhën afatmesme. Kjo rritje do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat ashtu edhe nga investimet totale në ekonomi.”

Për herë të parë, projektbuxheti i shtetit nuk shoqërohet me një paketë  të mirëfilltë fiskale, çka do të thotë se në vitin e ardhshëm nuk do të ketë ndryshime ligjore në taksa dhe tatime.

“Për vitin 2025 nuk është hartuar një paketë e re fiskale, e cila do të gjeneronte të ardhura shtesë për buxhetin e vitit 2025”

Vitin e ardhshëm parashikohet të hyjnë në fuqi ligji i basteve online, ndërsa rritja e të ardhurave parashikohet të realizohet përmes miradministrimit./vizionplus.tv

Read Entire Article