Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e radhës me pensionistët, ku këtë herë u ndal në Durrës.
Kreu i qeverisë theksoi se ekonomia e vendit po rritet në mënyrë të qëndrueshme, ku shumë sektorë e kategori po përfitojnë.
Megjithatë, Rama theksoi se pensionistët nuk kanë përfituar, por janë objektiv i qeverisë së tij, në mënyrë që t’iu sigurohet një rritje graduale e pensioneve.
“Pse është koha për ta bërë këtë diskutim? Sepse ne jemi në kushtet që ekonomia jo vetëm po rritet, por po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe në fakt nga kjo rritje ekonomike të gjitha kategoritë e tjera kanë përfituar dhe po përfitojnë, po përfitojnë në formën e rritjes së pagës, volumit të biznesit, volumit të të ardhurave. E vetmja kategori që nuk ka përfituar nga kjo rritje ekonomike është ajo e pensionistëve, për të cilët ne kemi bërë shumë gjëra, por akoma nuk kemi bërë atë gjë që ju e prisni e që ne e kemi objektiv që ditën e parë që jemi ulur në tryezën e qeverisë, që është një rritje graduale dhe e qëndrueshme e pensioneve”, tha ai.
Po ashtu, Rama nuk kurseu as përgjigjet për kritikët.
“Në këtë kohë që jetojmë edhe ne si pjesë e kësja bote, po kjo bota jonë është akoma më e ngarkuar nga llumi edhe nga ujërat e zeza të kanaleve mediatike të ekraneve ku ccfarë nuk dëgjon, por ajo që rrallë e dëgjon është e vërteta edhe rrallë dëgjon të flitet për fakte e ccështje që janë vërtetë të rëndësishme për njerëzit, sicc janë ccështjet e pensioneve, për të cilën po të hapësh televizorin dëgjon lloj lloj sharlatanësh që premtojnë lloj lloj ccudish dhe ndërkohë ngrënë lloj llojnë akuzash e prandaj është e rëndësishme të flasim drejtpërdrejt e t’i komunikojmë gjërat drejtpërdrejt në bazë të fakteve”, tha ai.
Rama theksoi se shmnagia e sigurimeve shoqërore është arsye kryesore e mosrritjes graduale të pensioneve./vizionplus.tv