Hapte llogari në “TikTok” dhe denigronte persona të ndryshëm, procedohet 48-vjeçari në Shkodër

3 hours ago 23

Policia e Shkodrës ka nisur procedim në gjendje të lirë për një 48-vjeçar, i cili hapte llogari në “TikTok” dhe fyente persona të ndryshëm.

Rasti është denoncuar në policia nga një 53-vjeçar, teksa lidhur me këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 48 vjeç, pas kallëzimit të një 53-vjeçari, se ky shtetas administron një llogari në TikTok, përmes së cilës fyen shtetas të ndryshëm.”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article