Policia e Tiranës ka proceduar 30 protestues dhe 4 deputetë të Partisë Demokratike lidhur me protestën dhe bllokimin e rrugës, pasditen e së martës te mbikalimi i Kamzës.
Mësohet se deputetët e proceduar janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani.
Lexo edhe :
Related Posts
Veç bllokimit të rrugës ata akuzohen edhe për kundërshtim të forcave të rendit, ndërsa disa nga protestuesit për djegien e gomave.
Opozita protestoi ditën e djeshme në të gjithë vendin, duke bllokuar disa nga rrugët kryesore.
Protesta u shoqërua me momente tensione dhe në disa vende me djegie gomash e përplasje me efektivët. Policia u bëri disa herë thirrje protestuesve të lironin rrugët, pasi një vepër e tillë penale dënohet me deri në 3 vite burg. /vizionplus.tv