Këshilltarët e lartë të presidentit amerikan Joe Biden, Brett McGurk dhe Eamos Hochstein, pritet të mbërrijnë në Izrael të mërkurën për një takim me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë.
Në qendër të diskutimeve do të jetë mundësia e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas raportimeve në mediat amerikane dhe izraelite, zyrtarët amerikanë do të paraqesin një propozim zyrtar për armëpushim në një përpjekje për të arritur një marrëveshje, e cila mund të finalizohet brenda javësh.
Megjithatë, Netanyahu paralelisht thirri një takim të martën, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të Mbrojtjes dhe anëtarëve të kabinetit për të “peshuar” mundësinë e një armëpushimi në Liban si dhe në Gaza.
Çfarë përfshin propozimi? Reagimet e para në Izrael
Nisma e re e armëpushimit nga administrata Biden, e udhëhequr nga i dërguari amerikan Hochstein, sinjalizon intensifikimin e përpjekjeve të Uashingtonit për një zgjidhje diplomatike përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit në SHBA.
Marrëveshja e propozuar nga SHBA bën thirrje për tërheqjen e forcave të Hezbollahut në veri të lumit Litani, përforcimin e ushtrisë libaneze me forca ndërkombëtare (pjesërisht të trajnuara nga Britania), forcimin e Forcave të Kombeve të Bashkuara në Liban dhe krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar i zbatimit.
Zyrtarë të lartë ushtarakë izraelitë, duke folur për Haaretz, e quajtën propozimin ” shumë më të mirë se Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i dha fund Luftës së Dytë të Libanit “.
Gjithashtu sipas Haaretz, udhëheqja izraelite e Mbrojtjes, duke përfshirë ministrin Yoav Galand, pajtohen se duke pasur parasysh arritjet e Izraelit dhe për të shmangur konfliktet, Izraeli duhet të kërkojë t’i japë fund luftimeve në të dy frontet (në Liban dhe Gaza) për të siguruar lirimin e pengjeve./vizionplus.tv