Dy automjete në pronësi të ish-sportistit të Vllaznisë, Sabaudin Hoxha, janë shkrumbuar gjatë natës në Shkodër.
Policia njofton se janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
“Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit S. H.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, shkruan policia./vizionplus.tv