Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona lidhur me organizimin e protestës së opozitës ditës e djeshme, 29 tetor.
Sipas uniformave blu, të arrestuarit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në zonën e Bradasheshit, gjë e cila është në shkelje të ligjit.
Lexo edhe :
Related Posts
“Në përfundim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në Bradashesh, veprime këto të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., H. L., E. P., të tre banues në Elbasan, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”., njofton policia.
Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë tre deputetë të Partisë Demokratike, si dhe disa protestues.
“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. A., Q. A. dhe E. S., të tre deputetë të Partisë Demokratike, si dhe për shtetasit I. K., A. B., B. H., A. B., S. Sh., H. T., D. S., A. K., D. K., A. B., B. T., Y. B., Xh. I., E. Sh., A. M., P. P., A. T., S. P., N. P. dhe Q. Sh., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”., njofton policia.
Opozita zhvilloi ditën e djeshme protestë në shumë qytete të vendit, ku organizuesit dhe protestuesit bllokuan rrugë dhe “paralizuan” qarkullimin e automjeteve./vizionplus.tv