“Oppenheimer”, triumfon në “Bafta”, filmi për krijuesin e bombës atomike rrëmben shtatë çmime

8 months ago 15

Filmi Oppenheimer vijon suksesin e tij dhe të rrëmbejë çmime të njëpasnjëshme.

Edhe në ceremoninë e çmimeve “Bafta” kryesues i listës së fituesve duke përfshirë ato për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë dhe aktorin më të mirë në rol dytësor ishte historia e fizikanit Oppenheimer që konsiderohet krijuesi i bombës atomike.

Filmi me regji të Christopher Nolanit ka rrëmbyer shtatë çmime në ceremoninë e mbajtur të dielën në mbrëmje në Royal Festival Hall në Londër.

Cillian Murphy, fitoi çmimin e aktorit më të mirë, për të dytin herë brenda vitit pas atij në “Golden Globe”.

Robert Downey Jr ka fituar çmimin e aktorit më të mirë në rol dytësor, për rolin në film si udhëheqës i Komisionit për Energji Atomike.

Por Oppenheimer sërish u ndoq nag filmi “Poor Things” i cili mori pesë trofe, duke përfshirë çmimin e Emma Stone për aktoren kryesore. “Poor Things” fitoi po ashtu edhe çmimet për dizajn kostumesh, grim dhe efektet vizuale.

Drama rrëqethëse e Holokaustit “The Zone of Interest” nga regjisori Jonathan Glazer mori çmimin prestigjioz për filmin e jashtëzakonshëm britanik, si dhe filmin më të mirë jo në gjuhën angleze.

Ndërkohë duket se të zhgënjyer mbetën filmat “Barbie”, “Saltburn”, “Maestro” dhe epika e drejtuar nga Martin Scorsese “Killers of the Flower Moon”, që cilët nuk arritën të merrnin asnjë çmim./vizionplus.tv

Read Entire Article