Këtë të martë po zhvillohet padia lidhur me kërkesën e Fredi Belerit për të shfuqizuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj, që icaktoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë.
Kjo është edhe seanca e dytë që po zhvillohet lidhur me këtë çështje në Gjykatën Administrative.
Avokatja Klodiana Gjyzari, e cila përfaqëson edhe PBDNJ argumentoi se dekreti u nënshkrua kur ende nuk ishte bërë i ekzekutueshëm përfundimi i mandatit të Fredi Belerit pasi nuk ka kaluar të gjitha hallkat gjyqësore.
“Presidenti caktoi një datë pa skaduar afati që Fredi Beleri të ankimoi vendimin e KQZ, ka të drejtë deri më 5 gusht ora 16:00”, deklaroi ajo./vizionplus.tv