Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shën Pjetër të Fierit. Një banor i këtij fshati, 73 vjeç, teksa lëvizte me bicikletë është goditur nga një automjet.
Pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe një ambulancë e cila e ka transportuar të plagosurin në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.
Sipas burimeve i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv