Panairi CIFTIS, promovim i teknologjisë më të avancuar

4 days ago 23
Reklamë

Panairi i Ndërkombëtar për Tregtinë e Shërbimeve të Kinës është mbajtur me sukses për dhjetë sesione, duke qenë një pasqyrë e gjallë e zhvillimit me cilësi të lartë të industrisë së dhe tregëtisë së shërbimeve të Kinës, por edhe duke dhënë një kontribut pozitiv për të ndërtuar një ekonomi të hapur botërore.

Aktualisht, tregtia e shërbimeve është bërë akoma më shumë një forcë kryesore lëvizëse për rritjen ekonomike globale.
Organizata Botërore e Tregëtisë parashikon që përqindja e tregtisë së shërbimeve në tregtinë ndërkombëtare do të rritet nga 22% aktualisht në më shumë se 33% deri në vitin 2040.
Kjo është arsyeja pse ky panair tërhoqi 85 vende dhe organizata ndërkombëtare për të ngritur pavijone dhe konferenca, dhe më shumë se 450 kompani lider të listës “Fortune 500” për të marrë pjesë me praninë e tyre fizike.

Vlen të theksohet se në këtë panair, demonstrimi i energjisë së hidrogjenit, baterive, teknologjisë elektronike, dixhitalizimit dhe risive të tjera të ngjashme, tërhoqi vëmendjen e shumë kompanive të huaja. Ata besojnë se transformimi i gjelbër është i lidhur ngushtë me të gjithë, ndaj presin që Kina të përshpejtojë procesin e dixhitalizimit, inteligjencës dhe gjelbërimit të tregtisë së shërbimeve.

Read Entire Article