Papa miraton shpalljen martirë të dy klerikëve, njëri i vrarë nga Ahmet Zogu e tjetri nga serbët

2 months ago 22
Reklamë

Papa Françesku miratoi të enjten shpalljen martirë të dy klerikëve të tjerë shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur për mediat nga vetë Kisha Katolike Shqiptare, e cila informon se gjatë audiencës që dha Hirësia e Tij Kardinal Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve, Papa Françesku autorizoi të njëjtin dikaster të shpallte dekretet në lidhje me martirizimin e dy martirëve shqiptarë.

Papa autorizoi shpalljen martir të Shërbëtorit të Hyjit Luigi (i lindur Matteo) Palić në shqip Paliq, i shpallur Meshtarë i Urdhrit Françeskan Minor; i lindur më 20 shkurt 1877 në Janjevë (Kosovë) dhe i vrarë nga urrejtja për fenë më 7 mars 1913 në Pejë (Shqipëri) si dhe të Shërbëtorit të Hyjit Gjon Gazulli, prift dioqezan; i lindur më 26 mars 1893 në Dajç të Zadrimës (Shqipëri) dhe i vrarë në urrejtje ndaj fesë më 5 mars 1927 në Shkodër (Shqipëri).

Me shpalljen martir të Luigi Paliq dhe Gjon Gazulli shkon në 40 numri i klerikëve të shpallur martirë, që janë vrarë për shkak të besimit të tyre.

Dom Gjon Gazulli (26 Mars 1893 – 5 Mars 1927) u var nga Ahmet Zogu, pasi kundërshtoi marrëveshjen e tij me serbët për të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”. Ai që hapi shkollën e parë të përzier djem-vajza, myslimanë e të krishterë, deputeti i opozitës kundër Zogut, u akuzua se kishte organizuar kryengritjen e kishte shpërndarë armë nëpër male e madje, edhe se kishte prerë telin e telefonit!? U dënua me varje.
Read Entire Article