Parandalohet krimi në Fier, tentoi të vriste 59-vjeçaren, arrestohet i riu

2 months ago 27
Reklamë

Një krim është parandaluar paraditen e kësaj të diele në Fier.

Policia njofton se një 33-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë një 59-vjeçare. Nga të dhënat e para mësohet se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pasi morën njoftim se në fshatin Zhupan ka ndodhur një plagosje me mjet prerës (thikë), afrohen dhe kapin në flagrancë shtetasin 33 vjeç, banues në fshatin Zhupan. Ky shtetas për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasen 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

33-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhenieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./vizionplus.tv

Read Entire Article