“Paratë e kokainës i sillnin me autobusë në Shqipëri”, gazetarja: Familjarët e shqiptarëve i investinonin në biznes

2 months ago 21
Reklamë

9 shqiptarë janë arrestuar në Bolonja të Italisë, pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonin drogë nga Shqipëria.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Jetë Shqiptare”, gazetarja Alba Kepi dha detaje të rëndësishme mbi grupin e strukturuar kriminal, pjesë e të cilëve ishin edhe 9 shqiptarët e arrestuar.

Kepi bëri me dije se bëhet fjalë për një trafik lëndësh narkotike me vlerë kilogrami në 46 mijë euro.

Ajo u shpreh se pastrimi i parave të kokainës bëhej përmes autobusëve në Shqipëri.

“Është një megaoperacion i rëndësishëm. Hetimet kanë nisur 2 vite më parë, materialet e mbledhura kanë dokumentuar se ky grup i strukturuar kriminal ushtronte aktivitetin prej 10 vitesh.

Flitet për trafikim kokaine me vlerë kg nga 38-46 mijë euro kg. dhe shitja e saj në grame shkonte nga 80-98 euro një gram.

Flasim për një grup të rëndësishëm që kishte aftësinë të trafikonte sasi të mëdha kokaine.

Nga hetimet, 3 prej italianëve me origjinë nga Kalabria, janë anëtar të këtij grupimi dhe pjesëtar të një klani mafioz Ndraghetist të zonë Gioia Tauro ku ndodhet një nga portet më të rëndësishme ku kalojnë sasi të mëdha kokaine.

Bashkëpunimi i 9 shqiptarëve me 3 italianët, nën kontrollin e një klani Ngdraghetist do të thotë sa i rëndësishëm është ky operacion. Kemi akuza tipike të një trafiku kriminal të organizuar.

Paratë e fituara nga shitja e drogës ricikloheshin në Shqipëri. Bëheshin përmes autobusëve duke përdorur para cash, duke përdorur korrierë që mbërrinin nga Reggio Emilia në Bari dhe në anije sillnin paratë në Shqipëri dhe ua dorëzonin familjeve të tyre shqiptare. Më pas kryhej riciklimi përmes bizneseve. Ndër 14 të akuzuarit, 8 prej tyre ka akuzë të rëndë “grup i strukturuar kriminal”, tha Kepi.

Gazetarja deklaroi ndër të tjera se pjesë e këtij grupi kriminal ishte dhe një mjek në Itali i cili bënte ndërmjetësin mes grupit dhe korrierëve të cilët kryenin shpërndarjen e kokainës.

“Mes italianëve kemi dhe një mjek që punonte në Bolonja. Mjek që i bënte ndërmjetësin mes grupit të organizuar shqiptar me korrierët që shpërndanin drogën”, tha Kepi.

Read Entire Article