Federate shqiptare e futbollit detajoi kalendarin e sezonit të ri futbollistik për kategorinë superiore dhe ato inferiore. Goglat vendoswn që ndeshja hapëse e sezonit të ri në futbollin shqiptar të jetë një klasike thuajse sikurse ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë më 18 gusht.
Çiftet e tjera të javës së parë të sezonit të ri në kampionatin shqiptar do të jenë Skënderbeu-Elbasani, Laçi-Tirana, Teuta-Bylis dhe Dinamo-Egnatia.
Derbi më i madh i futbollit shqiptar, ai mes Partizanit dhe Tiranës në fazën e parë do të luhet në javën e gjashtë.
Vlen të theksohet fakti se federate saktësoi edhe stadiumet ku do të luajnë ekipet e kryeqytetit në sezonin e ri. Të kuqtë veç impiantit të vet do të luajnë edhe në “Air Albania”, ashtu sikurse edhe bardheblutë.
Ndërsa Dinamo ndeshjet si ekip pritës do t’i luajë në “Elbasan Arena”, stadium ku këtë sezon luan në superior edhe vetë A.f Elbasani, skuadra e shtëpisë. Ashtu sikurse edhe në sezonin e kaluar formula mbetet e njëjta, janë 4 faza me 36 javë në total.
Në përfundim katër ekipet e para do të luajnë në final four për titullin dhe pjesëmarrjen në Europë nga data 9 deri në 17 maj, formulë që zeron pikët, por favorizon ekipet që janë renditur më mirë në duelet gjysmëfinale ku mund të ecin më tej edhe në rast barazimi.
Dy skuadra do të vazhdojnë të bien nga kategoria ndërsa vendi i tetë luan në play out me vendin e tretë të kategorisë së parë.
Ekipi kampion në fuqi i superiores është Egnatia, e cila së bashku me Partizanin, Vllazninë e pak më poshtë edhe Tiranën do të ndajnë edhe objektivat e reja të mëdha në sezonin e ri./vizionplus.tv