Pas arrestit shtëpiak, Berisha ‘ndëshkohet’ edhe nga Kuvendi: Nuk i paguhen…

8 months ago 10

Masa e arrestit të shtëpisë nga Gjykata ka sjellë edhe heqjen e disa privilegjeve që ish kryeministri Sali Berisha gëzonte si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë i ka ndërprerë Sali Berishës rimbursimin për karburantin dhe telefonin, me arsyetimin se këtë vendimmarrje e ka të bazuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ka vendosur arrestin shtëpiak për deputetin.

“Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/2014 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, të ndryshuar deputeti Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet si karburanti dhe telefoni për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023.”

Top Channel

Read Entire Article