Pas kërkesës së PD, Prokurori nis verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe

2 months ago 25
Reklamë

Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje pas kërkesës së Partisë Demokratike për verifikimin e kryebashkiakut socialist në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj.

Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në të cilën thotë se KQZ si organi i vetëm që administron formularin e vetëdeklarimit duhet t’i kërkojë që të verifikojë një subjekt të caktuar të zgjedhur.

“Në referencë të nenin 8, pikat 1 e 4, të ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe Kreun III, pika 3 shkronja “c”, dhe Kreut V, pika 4, të Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, kryerja e verifikimit të të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme kërkohet nga organi përgjegjës për administrimin e formularit të vetëdeklarimit që është i ngarkuar për marrjen e kërkesës për verifikim, sipas këtij ligji, në çdo rast nëse kërkohet nga një prej subjekteve që gëzojnë të drejtën e nismës për verifikimin e të dhënave, sipas nenit 7, të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet në kërkesë.

Read Entire Article