Pas mitingjeve dhe protestave të studentëve në universitetet amerikane për luftën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, ngjarje të ngjashme pro-palestineze po ndodhin në Australi.
Qindra njerëz u mblodhën këtë mëngjes jashtë universitetit më të madh të Sidneit në Australi duke shprehur solidaritetin e tyre me palestinezët.
Të mbledhurit i kërkuan institucionit më të lartë arsimor që të largohej nga kompanitë me lidhje me Izraelin, një veprim që vjen pas protestave të studentëve në kampuset amerikane.
Aktivistët pro-palestinezë javën e kaluar ngritën kampin jashtë ndërtesës kryesore të Universitetit të Sidneit. Kampe të ngjashme u ngritën në universitete në Melburn, Canberra dhe qytete të tjera australiane.
Ndryshe nga SHBA, ku policia ka larguar me forcë dhjetëra protestues pro-palestinezë në institucione të ndryshme të arsimit të lartë, vendet e protestave në Australi kanë qenë të qeta me një prani të kufizuar policore.
Sot, protestuesit organizuan një protestë duke i bërë thirrje Universitetit të Sidneit të largohet nga kompanitë që kanë lidhje me Izraelin, duke i bërë jehonë kërkesave të studentëve nga SHBA, Kanadaja dhe Franca. /vizionplus.tv