“Pashë në lajme figurën e djalit”, i biri akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Nevruzit, nëna e Qoses: Gerald Shehu i ka kërcënuar

5 months ago 45

Eraldo Nevruzi, 31 vjeç, recepsionist në hotel “Greccia” në Himarë u vra me armë zjarri dy ditë më parë. Ndërkohë ditën e sotme policia arriti që të gjente trupin e pajetë të të riut. Autor i dyshuar i vrasjes është Gerald Shehu i cili është vënë në pranga. Gjithashtu si bashkëpunëtorë të Shehut, policia ka arrestuar dy të rinj nga Korça, Daniel Qose 33 vjeç dhe David  Larti 30 vjeç. Të dy ishin punonjës të hotelit në Dhërmi dhe dyshohet se kanë ndihmuar Shehun për të zhdukur trupin. Nëna e Daniel Qoses, Kostaqe Qose thotë për mediet se lajmin për arrestimin e të birit e ka mësuar nga televizori.

“Dëgjova nga Tv në mëngjes që ishte bërë një vrasja,nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punonte  djali. I rashë telefonit nuk më përgjigjej,e shikoja në linjë i bija por ma mbylli. Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali?Më duket se Greccia më tha.

Lexo edhe :

Related Posts

Marrim pyesim një shok në Dhërmi,edhe ai më tha i telefonoj dhe nuk më përgjigjet por mos ki merak se do shkoj unë. Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf. Na thanë i kemi arrestuar po i marrin në pyetje por nuk mund tju japim sqarim. Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit.

Djali ka ikur që në 6 prill ka 5 vite që punon aty,tek i njëjti pronar dhe nuk ka patur probleme më herët.

Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese guzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë. Është nisur burri me çupëm andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin.

Danieli nuk e njihte se aq ditë kishte në punë,por ky pronari njihej me të që në Angli,kanë bërë sherre. Nuk kemi mundësi për ta ndjekur,djalin mori rrugët për të punuar.

Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale ndërsa atje ka punuar banakier e fuste pronari edhe te piceria. Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari,këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën por pronari i tha hajde se te  zeme vëndin e punes. Deri në shtator do te punonte aty.”

Ndërkohë dy të rinjtë pas arrestimit kanë dëshmuar para uniformave blu dhe kanë deklaruar se Geraldo Shehu e ka vrarë Erald Nevruzin te shkallët e hotelit, pas një konflikti me njëri-tjetrin.

“Na ka bërtitur me tone të larta për të marrë qeset dhe e kemi futur trupin në bagazh por më pas nuk dimë gjë”, janë shprehur dy punonjësit.

Eraldo Nevruzi u vra mesnatën e të mërkurës, në Dhërmi, rreth orës 00:30. Ai ishte vetëm një javë që kishte nisur punën në Hotelin Greçia në Dhërmi, ku Gerald Shehu ishte një prej bashkëpronarëve, së bashku me vjehrrin e tij. Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin, pasi ai kishte marrë turnin dhe pasi ka zhdukur trupin. /vizionplus.tv

Read Entire Article