“Pashë tmerr me sy”, shpëtoi 9-vjeçaren nga duart e të moshuarit në Maliq, flet e reja: Ishin gjysmë të zhveshur

2 months ago 32

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq. Pëllumb Lamce, 71 vjeç është arrestuar nga policia pasi ka tentuar që të përdhunojë një të mitur. Ngjarja ka ndodhur në këndin e lojërave të shkollës 9-vjeçare të fshatit dhe fatmirësisht është parë nga një vajzë 20-vjeçare, e cila ka ndaluar të moshuarin që të kryente aktin e rëndë.

20-vjeçarja në dëshminë e saj ka rrëfyer se i moshuari ishte gjysmë i zhveshur, po ashtu dhe vajza e miturv 9-vjeçare. E reja e mori vajzën menjëherë nga duart e të moshuarit dhe rrëfen se një person tjetër që e mori vesh ngjarjen, e goditi Lamcen me grusht.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ishte mesditë rreth orës 13:30,pashë nga larg një situatë të sikletshme. Ai kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte marrë me vete edhe vajzën e mitur.

Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt. Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.

Ishte gati për të kryer marrdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja. 71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen.

Nga ana tjetër sipas burimeve nga policia po hetohet nëse 71 vjeçari e kishte ngacmuar edhe herë të tjera dhe nëse i ka ofruar lekë vajzës pasi sipas banorëve vajzën e ka ngacmuar për ditë me radhe duke i thënë se do t’i jepte lekë”, tha dëshmitarja./vizionplus.tv 

Read Entire Article