Pasuritë e paluajtshme, 90 milionë euro investim nga investitorë të huaj

3 months ago 15
Reklamë

Ka një ecuri të dukshme dhe është një treg me një zhvillim të hovshëm. Konfirmimi vjen nga një konferencë ndërkombëtare e sektorit të pasurive të paluajtshme, një nga treguesit me të dukshëm të të cilit është investimi rreth 90 milionë Euro nga investitorë të huaj.

Shifrat e fundit tregojnë që nga janari deri në fund të prillit, janë 86 milion euro të investuar në Real State nga të huajt”, deklaroi kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi.

Duke i dhënë rëndësinë e duhur këtij sektori ish- ministri i Sipërmarrjes është kritik edhe me institucionet që mbikqyrin këtë degë të ekonomisë. Nuk ka qeveri që të zgjidhë vetë të gjitha  problemet, ndaj partneriteti është shumë i rëndësishëm.

Më erdhi keq qe as dje dhe as sot nuk pashë nga Ministria e Ekonomisë apo ajo e Turizmit”, shtoi ai.

Në konferencë u shpalos një vizion i ri për investimet e investitorëve dhe pronarëve të pasurive të paluajtshme. 1/3 e investimeve totale vjen nga  ky sektor.

Në fund të ditës tashmë Shqipëria tashmë ka specialistët e saj në tregun e Real Estate.  Sikundër edhe problematikat me të cilat shfaqet, një nga të cilat sistemi fiskal i pasurive të paluajtëshme.

Real State në Shqipëri është një nga sektorët më të rëndësishme të ekonomisë, sa i përket të ardhurave të shtetit, pasi përmirësohet shumë jetesa e qytetarëve’, u shpreh specialisti i Real State, Lefter Sila.

Sakaq Rinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv NARREA u shpreh se “besojmë se është momenti i duhur për tu marrë me 15 përqindëshin e transaksioneve të paluajtshme”

Konferenca ndërkombëtare konfirmoi se Shqipëria e miliona turistëve, sot përballet edhe me sfida të jashtëzakonshme dhe se pesha specifike e investimeve të këtij sektori është vërtetë e madhe.

/a.r

Read Entire Article