Tirana do të presë këtë të shtunë një seri eventesh të stilit unik duke ofruar energji të jashtëzakonshme. Pazari i Ri do të transformohet në një qendër të vërtetë rekreative dhe kulturore, me një program të pasur dhe të larmishëm aktivitetesh për të gjitha grupmoshat.
Nga ora 10:00 deri në 15:00, Merkata e Gjelbër e Pazarit të Ri do të ofrojë një përvojë të paharrueshme për vizitorët, shqiptarë dhe të huaj. Në skenën unike të tendës së pazarit, DJ të jashtëzakonshëm do të performojnë muzikë elektronike me vibe oriental, duke krijuar një atmosferë magjike dhe energjike.
Aktivitetet rekreative do të jenë të shumta dhe të larmishme, përfshirë:
• Pikturë
• Poçeri
• Personalizime në çanta dhe aksesorë
Gjithashtu, për dashamirësit e pijeve, do të ketë një masterclass për përgatitjen e Spritz-it, ndërsa do të prezantohen dhjetëra lloje rakie në mënyra moderne dhe kreative.
Për të mos harruar traditën kulinare, kuzhina tradicionale dhe moderne do të jetë gjithmonë e pranishme tek Pazari i Ri. Zona do të dekorohet me qilima tipik shqiptarë dhe ornamente që lidhin kulturën tonë me atë orientale.
Përvoja e së shtunës do të plotësohet me aktivitetet artistike si bodypaint, facepaint, dhe krijime artistike ku vizitorët mund të personalizojnë gotat e tyre të pijeve, duke e bërë këtë një ditë të paharrueshme për të gjithë./vizionplus.tv