PD kërkon t’i hiqet mandati, Këshilli i Rregullores mblidhet më 4 shtator për deputetin Vullnet Sinaj

2 months ago 27

Javën e ardhshme Këshilli i Rregullores do të mblidhet për të diskutuar çështjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur mbledhjen e këshillit në 4 shtator dhe në këtë mbledhje do të shqyrtohet kërkesa e PD për heqjen e mandatit për Vullnet Sinën.

Lexo edhe :

Related Posts

Partia Demokratike pretendon se socialisti Vullnet Sinaj ka përfituar tendera publikë për kompanitë e tij private edhe pse Kushtetuta e ndalon deputetin të përfitojë nga paratë publike.

Për këtë arsye opozita kërkon që Parlamenti të votojë pro dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të deputetit Vullnet Sinaj dhe gjykata të vendosë nëse ai e ka shkelur apo jo Kushtetutën.

Kërkesa e PD për mandatin e deputetit Sinaj u dorëzua në Kuvend në fillim të muajit gusht, por vetë Sinaj sqaroi se ai prej vitit 2017 ka dhënë dorëheqjen nga administrimi i bizneseve që ka pasur dhe nuk ka marrë asnjëherë fonde nga buxheti i shtetit./vizionplus.tv

Read Entire Article