Peceta më e famshme në botë, kontrata origjinale e Messit me Barcelonën shitet për gati 1 milion dollarë

4 months ago 25
Reklamë

Peceta në të cilën Barcelona premtoi të nënshkruante me Lionel Messin kur ai ishte 13 vjeç është shitur për 762,400 paund (969,000 dollarë), tha të premten shtëpia e ankandeve Bonhams.

Peceta u nënshkrua në dhjetor 2000 nga ish-drejtori sportiv i Barçës, Carles Rexach dhe këshilltari i transferimeve Josep Minguella së bashku me agjentin argjentinas Horacio Gaggioli gjatë drekës në një klub tenisi.

Messi u bë një nga lojtarët më të mëdhenj të Barcelonës, duke fituar mbi 30 trofe. Ai u largua nga klubi katalanas si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 672 gola.

Ai gjithashtu fitoi një rekord duke fituar 8 herë “topin e Artë” dhe udhëhoqi Argjentinën drejt kurorës së Kupës së Botës në 2022. Messi tani luan për klubin amerikan Inter Miami në Major League Soccer.

“Po, është një pecetë letre, por është peceta e famshme e karrierës së Lionel Messit”, tha në një deklaratë Ian Ehling.

“Kjo ndryshoi jetën e Messit, të ardhmen e FC Barcelona, ​​dhe ishte e rëndësishme në dhënien e disa prej momenteve më të lavdishme të futbollit për miliarda tifozë anembanë globit.”/vizionplus.tv

Read Entire Article