“Për çdo gol që bëja i iknin 100 qime”, historia mes Tares dhe Bushit për aspirinën do t’ju shkrijë së qeshuri

2 months ago 28
Reklamë

E kujt ia merrte mendja se një ballafaqim Igli Tare-Alban Bushi mund të na krijonte kaq të qeshura.

Dy ish-sulmuesit e kombëtares ishin të ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan me Taren në lidhje live e Bushin në studio.

Por ajo që ndoshta nuk e dinë shumë tifozë, është një rivalitet i bukur mes dy ish-sulmuesve kur luanin për Shqipërinë.

Gjithçka nisi me disa pamje të një miqësoreje disa vite më parë, kur Bushi shënonte gol ndaj Turqisë e teksa ai festonte, Tare e “injoronte”.

“Albani ka bërë 14 gola me kombëtaren, por nga ato 13 i ka bërë në ndeshje miqësore. Ai gol ishte në ndeshje miqësore, kështu që ishe e vështirë që të gëzoheshe kur bënte gol”, shpjegoi Tare me humor.

“Kur të thashë që ka mbjellur flokët, për çdo gol që bëja unë atij i iknin 100 qime dhe të më the që të injoroj. Nuk është se më injoroi, thjesht momenti”, u përgjigj Bushi nga ana tjetër.

Mirëpo kjo i hapi rrugën një historie që do ju shkrijë së qeshuri. Bëhet fjalë për një histori me aspirinë që ka dy personazhe, Igli Taren dhe Alban Bushin të cilën mund ta ndiqni të plotë në videon më lart.

Sa i përket marrëdhënies mes dy ish-futbollistëve ishte Arjan Peço që siguroi njerëzit që mes tyre nuk kishte luftë pasi ishin edhe shokë dhome, por thjesht një rivalitet i bukur.

“Se mendojnë njerëzit që Tare dhe Bushi kanë pasur luftë. Këta kanë qenë shokë dhome në kombëtare. Kur ishin në grumbullim Tare dhe Bushi ishin shokë dhome, por kanë pasur pak rivalitet me thënë të drejtën”, tha Peço.

/a.r

Read Entire Article