Gazetarja Zhaklin Lekatari ka hapur për herë të parë dyert e shtëpisë për kamerat dhe këtë e ka bërë për të mirëpritur “Living Room”.
Ajo ka ndarë me miqtë e emisionit bibloketekën e saj “sekrete” që është e mbush plot me botime rreth edukimit seksual.
Por pse është kaq e rëndësishme të mësojmë rreth edukimit seksual?
“Shqipëria është një vend që nuk e ka kaluar revolucionin seksual. Kultura jonë, trashëgimia, etika dhe morali që e kemi ndërtuar bazuar në kodet ton morale, apo në kanun, na kanë bërë që kjo mënyrë e trajtimit të seksit kaq tabu të jetë shumë e thellë. Mënyra e vetme për ta luftuar këtë padije është nëpërmjet leximit. Librat dedikuar edukimit seksual do të zhbëjnë tabut, frikërat, mungesën e informacionit mbi një temë kaq të rëndësishme siç është edukimi seksual. Edukimi seksual është edukim moral, na mëson si të respektojmë veten dhe trupin tonë dhe si të raportohemi me të tjerët. Nuk është një udhësues si të kryejmë marrëdhënie seksuale, mësojmë shumë më shumë se aq”, shprehet Zhaklina e cila ka treguar disa tituj që çdokush duhet t’i lexojë./vizionplus.tv