Përfshihet nga flakët kati i dytë i një pallati në Fier

2 months ago 48
Reklamë

Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një pallati mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” në Fier.

Zjarrfikësit në kushte të vëshitra kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke shmangur edhe rrezikun për përhapjen e zjarrit në hyrjet e tjera.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sakaq, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale./vizionplus.tv

Read Entire Article