VLORË – Një magazinë e cila në brendësi të saj kishte orendi shtëpiake është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, 15 korrik, në lagjen “1 Maji” në zonën e Plazhit të Vjetër.
Administratorët e objektit kanë qenë duke punuar në brendësi të godinës në atë kohë, teksa shkak i zjarrit mësohet të jetë një shkëndijë elektrike.
Ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e menjëhershme duke fikur zjarrin pasi rrezikoheshin dhe banesa të tjera aty pranë.
Si rrjedhojë e flakëve siç tregojnë dhe banorët e zonës janë shkaktuar dëme të shumta materiale por fatmirësisht pa të lënduar./vizionplus.tv